Pas përfundimit të spektaklit "Big Brother VIP Kosova", Xheneta ka qenë në qendër të vëmendjes, por pas daljes nga ky reality show, daljet e saj publike janë bërë më të pakta. Ajo duket se po kalon një periudhë reflektimi, duke u munduar të marrë veten nga kjo eksperiencë e ngarkuar emocionalisht, sipas raportimeve nga mediat.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave është heqja e Gjestit nga lista e ndjekësve të Xhenetës në rrjetet sociale. Ky veprim ka ngritur dyshime dhe pyetje në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke lënë të kuptohet se Xheneta po përpiqet të lërë pas këtë fazë të jetës së saj dhe të fokusohet në të ardhmen.
Gjestin dhe Xheneta kanë pasur një histori dashurie që ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku dhe mediat rozë, por tani, me këtë veprim të qartë, duket se ajo ka vendosur t'i japë fund këtyre spekulimeve dhe të shikojë përpara.