Një foto e publikuar në Instagram nga biznesmeni Redin Xheli ka ngritur dyshime mbi identitetin e partnerit të Danja Kokës, një nga banoret e Big Brother VIP Albania.

Në imazhin që po qarkullon gjerësisht në rrjet, Danja dhe Redini shfaqen së bashku në Dubai, duke shijuar pushimet, çka ka shtuar aludimet se ai mund të jetë partneri i saj i shumëpërfolur.

Brenda shtëpisë së BBVIP, Danja ka pohuar se ka dikë që e pret jashtë, por a bëhet fjalë për Redinin apo për një tjetër person?

Fotoja ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ndërsa fansat e reality show-t po presin me kureshtje nëse Danja do të japë një shpjegim për këtë pas daljes nga formati.