Bianca Censori nuk do të përballet me ndjekje ligjore për fustanin tërësisht transparent që veshi në tapetin e kuq të Grammy Awards 2025.
Sipas burimeve nga Departamenti i Policisë së Los Angelesit (LAPD) për PageSix, askush nga të pranishmit në Crypto.com Arena të dielën mbrëma nuk ka bërë ndonjë ankesë formale për veshjen e saj.
Ekspertët ligjorë theksojnë se ndjekja penale për ekspozim të pahijshëm kërkon një synim të qartë për të ofenduar ose për të nxitur ngacmim seksual, gjë që nuk është e qartë në këtë rast. Andrea Oguntula, një avokate me bazë në Los Angeles, tha për Page Six se është “teorikisht e mundur, por shumë e pamundur” që Censori të përballet me ndonjë akuzë.
Gjatë eventit të madh të muzikës, West dhe Censori mbërritën si të ftuar të rregullt, sipas burimeve të TMZ. Reperi i njohur u shfaq me një veshje të zezë nga koka te këmbët, me syze dielli dhe një varse diamanti, ndërsa Censori mbuloi fillimisht trupin me një pallto të gjatë.
Por gjatë pozimeve për fotografët, 30-vjeçarja e hoqi pallton, duke zbuluar një fustan të shkurtër transparent, që ekspozoi plotësisht të pasmet e saj, duke i lënë të gjithë të habitur. Sipas një leximi të buzëve të publikuar nga Daily Mail, West e inkurajoi bashkëshorten të “bëjë skenë”, duke i thënë:
"Hidhe pas vetes dhe kthehu."
Dhe ashtu ndodhi: Censori u kthye dhe u ekspozua tërësisht, duke mos mbajtur asnjë lloj të brendshmeje.
A ishte një performancë e menduar më parë?
Burime pranë Page Six kanë zbuluar se çifti po përpiqej të rikrijonte kopertinën e albumit “Vultures 1” të Kanye West, ku shihet një figurë femërore – e cila besohet të jetë vetë Censori – me një copë pëlhure që mbulon pjesërisht trupin e saj.
Pas shfaqjes së bujshme, policia thuhet se i ka eskortuar jashtë eventit. Megjithatë, provokimi nuk përfundoi këtu: më vonë gjatë natës, Censori u shfaq në një afterparty e veshur me një body të zi, gjithashtu transparente.