Debati për lojtarin më të mirë në histori të futbollit vazhdon të mbetet një temë e nxehtë diskutimi, me tifozët që përpiqen të arrijnë një konsensus mes legjendave të këtij sporti. Dyshja kryesore që ka shkaktuar më shumë polemika është padyshim Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, por ka gjithashtu ata që përfshijnë emra të tjerë si Pele dhe Diego Maradona në këtë garë.
Së fundmi, Cristiano Ronaldo ka hedhur një gur tjetër në këtë debat, duke deklaruar se ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit. Në një intervistë për mediat spanjolle të “La Sexta”, sulmuesi portugez, aktualisht në ekipin Al Nassr, ka theksuar se e konsideron veten si më të mirin, dhe se kjo është një çështje e qëndrueshme, pavarësisht se disa mund të kenë mendime të ndryshme.
Ronaldo ka arsyetuar arritjen e tij të këtij përfundimi, duke pohuar se ai është më i kompletuar nga të gjithë. "Unë jam i shpejtë, i fortë, kërcej shumë, dhe gjuaj mjaft mirë me këmbën e majtë. Nuk ka askush më të kompletuar se unë në histori të futbollit," tha ai, duke sfiduar rivalët e tij të mëdhenj si Messi, Pele dhe Maradona.
Duke folur për preferencat e tifozëve, Ronaldo ka pranuar se ndoshta dikush mund të preferojë stilin e Messi-t, shkathtësinë e Pele-së ose shpirtin luftarak të Maradonës, por ai e konsideron veten si një lojtari që mbulon çdo aspekt të futbollit. “Dëgjoj të thonë që Ronaldo nuk është i kompletuar. Kjo është një gënjeshtër. Unë jam më i kompletuar. Dhe për këtë, jam krenar,” shtoi ai.
? @Cristiano responde a LA pregunta de @EduAguirre7
— laSexta (@laSextaTV) February 3, 2025
"Yo creo que soy el mejor de la historia”
? "Sinceramente, yo no vi nadie mejor que yo" pic.twitter.com/15O9WHH5ye