Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë në lidhje me Gjestin dhe situatën që po ndjek në “Big Brother VIP Albania”. Në një intervistë me gazetarët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku, ajo ka shprehur zhgënjimin e saj për raportin që pati me të në “BBVK” dhe për veprimet e tij brenda shtëpisë së “BBVA”.

“Jam e shokuar, e zhgënjyer dhe e lënduar, sepse gjithmonë kam pasur dyshime për ndjenjat e tij ndaj meje. Nëse dikush dashuron vërtet, nuk mund të bëjë të njëjtat veprime me një person tjetër vetëm dhjetë ditë pas një lidhjeje. Loja është e përsëritur dhe më vjen keq nëse edhe një tjetër vajzë bie viktimë si unë,” tha Xheneta.

Ajo u shpreh se e ka ndjekur situatën në media dhe nuk i pëlqejnë komentet që e akuzojnë për përfitim nga fama. “Nuk kam përmendur emrin e tij në asnjë postim. I uroj suksese, por pasi ai e ka mbyllur lidhjen me mua dhe ka deklaruar ‘çdo gjë përfundoi’, nuk kishte asnjë arsye për të më përmendur më tej në një format tjetër. Nuk i besoj dhe është personi i fundit me të cilin do të kisha kontakt,” përfundoi ajo.