Prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të publikut, duke sqaruar një nga temat më të diskutuara: eliminimin e Gjestit përballë Drilonit.

Hamiti mohoi çdo aludim për ndërhyrje në lojë, duke theksuar se ishte fati që i dha Leos rolin e kapitenit, i cili më pas vendosi për nominimin kokë më kokë mes dy banorëve më të fortë të shtëpisë.

“Ky është aludimi më i kotë që dikush mund të bëjë. Askush, në atë pikë të lojës, nuk do që të largohen dy lojtarët më të fortë. Fati deshi që Leo të ishte kapiten dhe të dërgonte dy banorë në nominim kokë më kokë. Kushdo që do të eliminohej, do të shndërrohej në hero dhe viktimë, sepse të dy ishin pretendentë për finalen. Siç e dini, votimi vjen nga të gjitha anët, Kosovë dhe Shqipëri, por atë natë, votat e diasporës bënë diferencën duke eliminuar Gjestin nga gara”, u shpreh Hamiti.

Gjithashtu, moderatori u pyet edhe për një “mllef” të supozuar mes produksioneve të BBVK dhe BBVA, por nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi këtë çështje.