Rainer Werner Fassbinder ka qenë një regjizor gjerman me shumë infuencë, i cili ka qenë aktiv në vitet 1960, 1970 dhe 1980. Ai ishte pjesë e lëvizjes së lirë të njohur si Kinemaja e Re Gjermane, e cila përfshinte gjithashtu regjizorë të rëndësishëm si Werner Herzog dhe Wim Wenders, por ai kishte padyshim stilin e tij unik. Fassbinder ka trajtuar tematika tabu, si edhe portretizimin e çështjeve shoqërore si asgjesimi dhe shtypja.
Fassbinder ka qenë gjithashtu shumë pjellor, ndonjëherë duke realizuar nga 4 deri në 5 filma në vit. Kjo ka qenë e mundur pjesërisht falë faktit se shpesh ai i xhironte filmat e tij në një numër të vogël vendndodhjesh, zakonisht në mjedise të brendshme. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në të gjitha fazat e produksionit, duke punuar si redaktor, kompozitor dhe regjizor. Shumica e njerëzve kanë hyrë tek filmat e tij duke parë filmin e vitit 1974 “Ali: Frika e ha shpirtin”. Filmi është për një emigrant maroken musliman i quajtur Ali, i cili fillon një marrëdhënie romantike me Emin, një vejushë gjermane shumë më të madhe në moshë.
Filmi i Fassbinder ekzaminon qëndrimet raciste në shoqërinë bashkëkohore dhe të kaluarën naziste të Gjermanisë me të cilën nuk ishte përballur plotësisht. “Frika e ha shpirtin” është një nga filmat e tij më të aksesueshëm më së shumti falë dy roleve kryesore, të cilët ishin shumë më simpaktikë dhe të pëlqyeshëm se shumë nga personazhet e Fassbinder-it. Simpatia që audienca ndjen për dy rolet kryesore shumëfishohet nga performancat e tyre të jashtëzakonshme, duke qenë se që të dy janë realistë dhe fin dhe aktrojnë pa ndonjë lloj artifice të madhe.
Gjithashtu është e lehtë të hysh në të falë shpejtësisë së tij, duke qenë se zgjat vetëm 90 minuta dhe nuk ndjehet kurrë si diçka e ngadaltë. Këtu, ndihmon gjithashtu historia, e cila është relativisht e drejtpërdrejtë. “Frika e ha shpirtin” ka gjithashtu edhe një kinematografi të shkëlqyer, dhe në vend që të jetë aty për t’u mburrur apo për t’u dukur mirë, ai ilustron me përsosmëri tematikën e filmit.
Filmi i parë i Fassbinder doli në vitin 1969 dhe veprat më të hershme janë shumë më të vështira për t’u vlerësuar. Ai e ka filluar në teatër dhe rrënjët e tij në atë formë arti janë të qarta në punën e tij në këtë epokë. Kamera e Fassbinder-it ka qenë statike dhe na ka dhuruar kompozime si në një tablo ku aktorët janë përballë kameras. Shumica e xhirimeve ishin me pamje të gjerë, kapjet nga afër janë të rralla, dhe shpesh e gjithë skena zhvillohet pa u redaktuar, bruto.
Aktrimi ka qenë në mënyrë të qëllimshme jo natyrale dhe në filmat e tij Katzelmacher, aktorët shfaqen pa emocione dhe të ftohtë. Filmat e tij të hershëm janë frymëzuar nga teoritë e Bertolt Brecht, veçanërisht efekti i distancimit apo asgjesimit, dhe kjo do të thoshte se ato nuk dukeshin tërheqëse për një audiencë të gjerë. Katzlemacher interpretonte personazhe që ishin të temrrshëm, njerëz abuziv dhe të cilët nuk i bënin tërheqëse filamt e tij për një audiencë të gjerë.
Në mënyrë të ngjashme, tek filmi “Dashuria është më e ftohtë se vdekja”, kalojnë periudha të gjata pa ndodhur ndonjë gjë e madhe dhe ka pak dialog. Pika e kthesës në karrierën e Fassbinder-it erdhi në vitin 1972, me filmin “Tregtari i Katër Stinëve”, i cili ishte një sukses në Gjermani dhe i solli atij famë ndërkombëtare. Si filmat e tij të hershëm, edhe kjo gjithashtu kishte një ndjesi artificialiteti, personazhe të papëlqyeshëm, dhe aktrim të ftohtë, por trajtimi shoqëror mbi ndarjet klasore, sëmundjet mendore dhe dhunën në familje çuan në famën e tij. “Tregtai i Katër Stinëve” ishte fillimi i Fassbinderit në përdorimin e shumtë të melodramës, e cila shmang realizmin duke u fokusuar tek emocionet dhe stereotipet.
Fassbinder ka qenë specifikisht i influencuar nga regjizori Douglas Sirk, i cili ka realizuar melodrama në Teknikolor të mrekullueshme në vitet 1950 si filmi “Gjithçka lejon Parajsa”. Filmi “Lotët e Hidhët të Petra von Kant” e Fassninder është një shembull i madh nga ana e tij e përdorimit të vendndodhjeve minimale duke qenë se i gjithë filmi ndodh në një skenë dhe me një trup të vogël aktorësh.
Tek “Dhelpra dhe Miqtë e saj”, ne shohim portretizimin e homoseksualitetit nga ana e Fassbinder, një film shumë i pazakontë për kohën e vet. Historia fokusohet tek një njeri i klasës punëtore i cili fiton llotarin, e luajtur nga vet Fassbinder dhe kjo përdoret për të komentuar marrëdhëniet klasore. Një sukses tjetër madhor për Fassbinder erdhi në fund të viteve 1970 me “Martesën e Maria Braun”, e cila është vendosur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Gjermaninë e paluftës. Kjo ka qenë e para nga një seri tematike e tre filmave të Fassbinder të referuar si triologjia BRD, ku të gjitha qendërsohen tek një grua e cila jeton në një Gjermaninë e pas dy luftrave botërore.
E dyta ishte Lola, e cila kishte të bënte me korrupsionin dhe sërish narrëdhënien ndërmjet klasave. E fundit ishte Veronika Voss, ku personazhi kryesor ëstë një aktore e cila po lufton të rifitojë famën që ajo kishte gëzuar gjatë regjimit Nazist. Fassbinder ka punuar gjithashtu në televizion, më e famshmja me miniserinë pesëmbëdhjetë orë të gjatë “Berlin Alexanderplatz”, e adoptuar nga romani i vitit 1929. Fassbinder realizoi filmin e tij të fundit “Querelle” në vitin 1982, por në mënyrë të trishtueshme ai vdiq pak përpara se filmit të dilte në moshën 37-të vjeçare nga një mbidozë me drogë. Pavarësisht se ka vdekur i ri, Fassbinder ka lënë në mënyrë të pamohueshme një impakt afatgjatë në botën e artit të kinemasë, duke frymëzuar regjizorët për dekadat që do të vinin, si Pedro Almodovar, Gaspar Noe, dhe Bong Joon-Ho.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tBcaW0CuF2A
NJERËZIT JANË TË TMERRSHËM. Ata mund të durojnë çdo gjë. Çdo gjë! NJERËZIT JANË TË VËSHTIRË DHE BRUTALË. Dhe Të Gjithë Janë Të Flakshshëm. Të gjithë! KY ËSHTË MËSIMI. - Rainer Werner Fassbinder