DISA MË THËRRASIN NATYRË.
Disa të tjerë më thërrasin NËNA NATYRË.
Unë kam qenë këtu për mbi 4.5 miliardë vjet,
22,500 Herë Më Gjatë Sesa Ti.
NË TË VËRTETË, MUA NUK MË DUHEN NJERËZIT.
POR NJERËZIT KANË NEVOJË PËR MUA.
Po, e ardhmja juaj varet nga unë.
KUR LULËZOJ UNË,
LULËZONI EDHE JU.
Kur dobësohem unë,
dobësoheni edhe ju.
Ose, më keq akoma.
Por unë kam qenë këtu për mijëra vjet.
KAM USHQYER SPECIE MË TË MËDHA SE JU.
DHE KAM LËNË TË VDESIN URIE SPECIE EDHE MË TË MËDHA SE JU.
Oqeanët e mi…
Toka ime…
Rrymat e mia vërshuese…
Pyjet e mia…
Ato mund t’ju marrin,
ose t’ju lënë gjithçka.
Se si zgjidhni ta jetoni çdo ditë,
qoftë nëse më merrni në konsideratë apo jo,
për mua s’ka fare rëndësi.
NË NJË MËNYRË
APO NË NJË TJETËR,
VEPRIMET TUAJA DO TË PËRCAKTOJNË FATIN TUAJ,
jo timin.
UNË JAM NATYRA!
Unë do të vazhdoj përpara.
Unë jam e përgatitur të evoluoj.
Po ti?
Burimi - Projek i "Conservation International":
https://www.youtube.com/watch?v=WmVLcj-XKnM
Burimi i fotografisë:
https://www.britannica.com/biography/Julia-Roberts