Olsi Bylyku ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re e cila është përfolur shumë si një dedikim për Egli Takon. Shumë fansa kanë spekuluar se teksti i këngës mund të jetë një dedikim për Eglin, por Olsi ka qenë i qartë në reagimin e tij, duke hedhur poshtë çdo lidhje të mundshme mes këngës dhe ish-banores.
Kur është pyetur për thashethemet që e lidhin këngën me Eglin, Olsi është shprehur me një përgjigje ironike: “E mirë, na fal, veç me thuaj kur të publikoj naj projekt që mos të lidhet me situatën.”
Me këtë përgjigje, ai tregon se për të, çdo veprim i tij është analizuar dhe interpretuar, por ai është i gatshëm që të bëjë art pa pasur nevojë për të spekuluar mbi jetën e të tjerëve.