‘Ekrani duhet të flasë vet gjuhën e tij.’
Alfred Hitchcock
Kinemaja është kaq e bukur! Kinemaja mund të shkojë thellë ose mund të mbetet në cektësirë. Dhe unë mendoj se, filmat e mëdhenj tregojnë një histori, sipërfaqen e një historie, por kinemaja e madhe zbret thellë në psikikë dhe këto rryma nënujore, kapen vetëm në nivele më të thella. Unë mund të bëhem abstrakt dhe mund t’i bëj thirrje diçkaje tek një person, që mund të jetë e mundur vetëm me këtë gjuhë, gjuhën e kinemasë. Gjëja më e mirë është që kur të vjen një ide, që të vjen si një shkëndijë dhe ti e shikon, e dëgjon, e ndjen atë, dhe nëse elementët janë të saktë, ajo diçkaja do të gërmojë tek një person dhe ata do të kenë këtë përvojën...mund të jetë diçka si e mërzitshme, megjithëse ajo është abstrakte. Është më të vërtetë magjike. Nëse filmi është gjigand dhe melodia është e bukur dhe njerëzit qëndorjnë në heshtje dhe ata futen tek kjo bota dhe është shumë, shumë delikate se si futesh tek kjo botë, sepse ai mund të thyhet me melodinë e gabuar, ai mund të thyhet me një ekran të vogël budalla dhe mund të thyhet nëse njerëzit bëjnë zhurmë në kinema. Është kaq delikate, por nëse futeni në atë botë, ajo mund të jetë si një ëndërr. Ju nuk jeni vetëm një vëzhgues, pasi edhe ju vetë mund të rrëmbeheni nga ajo botë dhe ajo mund të jetë diçka me të vërtetë reale. Si në një ëndërr, megjithatë logjike dhe ju mund ta kuptoni atë. Është diçka që quhet imagjinatë. Por unë mendoj se, imagjinata s’është veçse ide që burojnë, që rrjedhin për tek ne. Unë e barazoj gjithmonë imagjinatën me peshkimin. Ti s’mund të marrësh meritat për një trofë të vogël të bukur që ke kapur. Por mund ta velërësoni me të vërtetë kur e kapni një të tillë.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=B3p0ZZhlKrw