?Qeveria e Maqedonisë së Veriut nisi seancën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e zjarrit tragjik në një klub nate në Koçan, ku humbën jetën të paktën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. ?
Në këtë seancë të jashtëzakonshme, u vendos shpallja e shtatë ditëve zie në mbarë vendin. Gjithashtu, u urdhërua Inspektorati Shtetëror i Tregut të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike, si klube nate dhe diskoteka, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e sigurisë.
Qeveria aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare në përballimin e pasojave të kësaj tragjedie.
Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë dhe të shpejtë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të identifikuar përgjegjësit. Deri më tani, janë arrestuar disa të dyshuar, përfshirë zyrtarë qeveritarë.