Nëse kërkimi i perfeksionit duket sikur i drejton marrëdhëniet, është e lehtë të pyesim veten nëse dashuria që ne jetojmë është ende e fortë apo rëndon nga pesha e përditshmërisë. Nga ana tjetër, disa shenja nuk gabojnë: Ato zbulojnë se pavarësisht sprovave të jetës, gjithçka mbetet solide dhe e palëkundur dhe që meriton të ruhet me fanatizëm.Sipas psikopatologut Dr Samuel Dock janë disa sinjale dhe të vërteta që tregojnë se ju jeni ende të dashuruar:

1 Keni një komunikim  dhe dialog që rrjedh natyrshëm.

Çiftet që zgjasin nuk i druhen bashkëbisedimeve. Ata shkëmbejnë mendime për gjithçka, që nga bisedat e thjeshta e deri tek diskutimet më të thella. Të ndihesh i dëgjuar dhe i mirëkuptuar është themelore për të mbajtur marrëdhëniet autentike. Kur ne jemi ende të dashuruar nuk mund të ndajmë dyshimet tona, gëzimet dhe zemërimet tona pa frikën e gjykimit. Komunikimi shndërrohet në një hapsirë ku çdokush mund të tregohet vulnerabël pa pasur frikën se mund të na anashkalojnë.

2.Së bashku ju gjeni shpirtin tuaj fëminor.

Dashuria ushqehet edhe në lehtësi dhe thjeshtësi. Çiftet e lumtura dinë të kultivojnë momente bashëkpunuese ku ata ngacmojnë, luajnë dhe dëfrehen me njëri-tjetrin dhe ia lënë veten e tyre momenteve të spontanitetit fëminor. Të shkëmbesh ledhatime, të bësh shaka  ose thjeshtë të admirosh dhe të ndjesh kënaqësi nga prania e tjetrit janë gjithashtu shenja që tregojnë se lidhja juaj emocionale qëndron e fortë.

3. Ju vazhdoni të ndani vlera të përbashkëta.

Edhe pse ambiciet personale zhvillohen, çifte që vazhdojnë të jenë ende të dashuruar, dijnë të gjejnë ekulibrin midis projekteve të veta dhe të partnerit. Një e ardhme e përbashkët ka një rëndësi të veçantë dhe mbetet në plan të parë. Qoftë mënyra për të mënaxhuar konfliktet, se si të edukosh fëmijët apo t’i japësh rëndësi mirëqeniës së tjetrit, harmonia vendoset në një bazë vlerash të forta dhe solide.

4. Ju qeshni shumë së bashku.

E qeshura është një tregues i rëndësishëm bashkëpunimi. E qeshura ndihmon të zbusë tensionet dhe të përballoni çështjet serioze me lehtësi. Çiftet që qeshin së bashku ndajnë një lidhje të thellë mes njëri-tjetrit. Dsikutimet e vogla dhe situatat e tensionuara shndërrohen dhe janë më të thjeshta për t’u mneaxhuar kur humori është aty mes jush duke e bërë më të lehtë ribashkimin.

5. Intimiteti juaj është gjithmonë i plotësuar.

Dëshira ndryshon dhe evoluon më kohën por një marrëdhënie dashurie që zgjat jeton në një bashkëpunim trupor që shkon përtej një tërheqjeje të thjeshtë. Çiftet që duhen si ditën e parë, respektojnë dëshirat dhe kufijtë e tjetrit duke kërkuar gjithmonë të kultivojnë një marrëdhënie intime të bazuar mbi ndjenjën dhe respektin reciprok.