Doja ta mbyllja me një hisotri. Dhe më pas, vetëm me një koment. Unë e kam studiuar dashurinë romantike, seksin dhe atashimin për 30 vite. Unë vet jam një nga dy binjake; dhe jam e intresauar të di se përse binjakët ngjajnë me njëri-tjetrin. Përse ti dhe unë jemi të ngjashëm, përse irakenët, japonezët, vendasit nga Australia apo ata nga lumi i Amazonës jemi të gjithë të ngjashëm.

Rreth një viti më parë, një shërbim për takime në internet, Match.com, erdhi dhe më pyetën nëse do të isha e gatshme të hartoja një sistem të ri në internet për takime për ta. Unë u thashë, ‘Unë nuk di asgjë për personalitetin. E dini këtë? Nuk e di. A jeni të sigurt nëse keni ardhur tek personi i duhur?‘ Dhe ata më thanë, ‘Po.’ Dhe kjo më bëri të filloja të mendoja se, përse ne biem në dashuri me një person dhe jo me një person tjetër.  

Ky është projekti im aktual; dhe ky do të jetë libri im i rradhës. Arsyet përse ju bini në dashuri me një person dhe jo me një tjetër janë nga më të ndryshmet. Koha, është shumë e rëndësishme. Afërsia, është shumë e rëndësishme. Misteri, është shumë i rëndësishëm. Ju bini në dashuri me dikë që është deri diku misterioz, pjesërisht për shkak se misteri ngre nivelet e dopaminës në tru, ndoshta kjo ju çon përtej pragut dhe ju bini në dashuri me atë person.

Ju bini në dashuri me atë që unë e quaj ‘hartën tuaj të dashurisë,’ një listë e pandërgjegjshme cilësish që ju e ndërtoni nga fëmijëria e tutje përgjatë gjithë rritjes suaj. Gjithashtu mendoj se, ju keni prirjen të tërhiqeni drejt atyre njerëzve, të cilët deri diku kanë një sistem trunor plotësues me tuajin.  

Por dua t’ju tregoj një hisotri, për ta ilustruar këtë. Kam folur për biologjinë e dashurisë. Doja t’ju tregoja gjithashtu edhe për magjinë e saj. Kjo është historia e një studenti të diplomuar.

Dhe ky student ishte i çmendurisht i dashruar me një studente tjetër, por ajo nuk e dashuronte atë. Dhe ata nodheshin të gjithë në një konferencë në Beijing. Dhe ai e dinte nga puna që ne kishim realizuar se nëse bëni diçka të re me dikë, nivelet e dopaminës rriten, dhe ndoshta kjo bën që sistemi i trurit të tyre jetë i gatshëm ppër dashuri romantike.

Kështu, ai vendosi të përdorte shkencën. Ai e ftoi këtë vajzë për një xhiro me karrocë me dy rota që mbahet me duar.

Dhe me siguri - - edhe pse unë s’kam hipur në një prej tyre, por mesa duket ato shkojnë rreth autobuzëve, kamionëve është çemdnuri dhe gallatë në të njëjtën kohë. Ai kuptoi se, kjo do rriste nivelet e dopaminës, dhe ajo do të ishte më shumë e gatshme për tu dashuruar me të. Kështu që, ata e bënë xhiron me karrocë me dy rrota, u argëtuan, qeshën bashkë dhe kaluan një kohë të mrekullueshme. Dhe pas një ore kur ajo zbriti nga karroca ngriti duart dhe i tha atij, ‘Fantastike!’ Dhe, ‘Një xhiro e hatashme!’

Kjo është magjia e dashurisë!

Dhe do ta mbyll duke thënë se, miliona vite më parë, ne evoluam tri shtysa bazike: shtysën e seksit, dashurinë romantike, dhe atashimin afatgjatë me një partner. Këto qarqe janë të ngulitura thellë në trurin tonë. Dhe ne do të mbijetojmë për aq kohë sa do të mbijetojë specia jonë, dhe atë që Shekspiri e ka quajtur ‘spirle të vdekshme.’

***

Helen Fisher (1945), është antropologe amerikane, e cila merret me studimin e dallimeve gjinore dhe evoluimin e emocioneve njerëzore. Ajo është e mirënjohur si eksperte e dashurisë romantike.

Burimi - TED ED https://www.ted.com/talks/helen_fisher_tells_us_why_we_love_cheat