Në ditëlindjen e katërt të vajzës së tij, Nina, Fero ka ndarë një rrëfim që ka ka rikthyer në vëmendje një temë të shumë komentuar: ndarjen e një prindi nga fëmija i tij.

Me një status në rrjetet sociale, Fero – emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani – shkruan, se po e ndajnë prej tetë muajsh nga e bija. Ai e quan këtë ndarje të padrejtë dhe akuzon institucionet për mosveprim dhe heshtje. “Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje”, shkruan ai, duke shprehur dhimbjen që përjeton çdo ditë pa të bijën.

Në postimin e tij, ai i drejtohet institucioneve të Kosovës me një kërkesë: të veprojnë. “Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij”, shkruan ai, duke e kthyer çështjen personale në një apel për drejtësi dhe ndërgjegjësim publik.

Ndarja e tij nga modelja Arbenita Ismajli ka qenë shpesh në fokus të mediave. Edhe pse Nina jeton aktualisht me nënën e saj, Fero ka deklaruar më parë se përballja me barrierat për të qenë pranë së bijës ka qenë një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)