Shpesh na ndodh që edhe pas larjes së flokëve të na duken jo në formë, të yndyrshëm dhe të pa bindur. Kjo mund të ndodhë edhe për shkak të një detaji të vogël por shumë të rëndësishëm: Mos pastrimi i krehërit.
Pastrimi i krehërit nuk është vetëm një çëshje pastërtie e vet aksesorit në aspektin e higjiënës por duhet treguar me të vërtetë një kujdes në mirëmbajtjen e tij. Nëse krehëri përdoret në mënyrë frekuente dhe të shpeshtë, dhe pa i larguar asnjëherë mbetjet e fijeve të flokëve që mbeten aty, është me rrezik. Mbetjet e produkteve kozmetike që përdorim për flokët, për stilimin, fijet e flokëve që qendrojnë aty pas çdo krehje, pluhuri dhe papastërtitë që krijohen në pjesët e sipërfaqes së krehërit janë shkaktarët kryesorë nëse vazhdojmë të kemi flokë të yndyrshëm dhe jo të shndritshëm edhe pasi i keni larë ato. Ndonjëherë, përdorimi i përsëritur i tij pa treguar ndonjë kujdes të veçantë për higjienën e krehërit, mund të shkaktojë probleme irritimi dhe infeksione të ndryshme. Ja pse është e rëndësishmë të dimë se kur dhe sa herë duhen larë krehërat e flokëve, për një flokë të shëndetshëm dhe të shndritshëm.
Si të veprojmë?
-Fillimisht, hapi i parë është largimi i fijeve të flokëve të mbetura në krehër, me ndihmën e ndonjë furçe dhëmbësh nëse nuk arrini dot ti hiqni me dorë.
-Më pas vendoseni në një enë me ujë të freskët dhe me pak detergjent, sapun neutral ose shampoo delikate. Përdorimi i një furçe dhëmbësh sërish mund të ndihmojë në eliminimin e papastërtive të mundshme dhe në fund të shplahet me ujë të ftohtë dhe të bollshëm.
-Në fund, vendoseni diku që të kullojë dhe të thahet dhe duke u siguruar për tharjen e tij të plotë edhe me ndihmën e një peshqiri.
Ky ritual duhet të praktikohen 1 herë në 2-3 javë dhe nuk duhet neglizhuar.