Australia po ndërton “Kutinë e Zezë të Tokës” — një strukturë gjigante e krijuar për të regjistruar një mundshëm kolaps të qytetërimit njerëzor.

Ky projekt, i quajtur Earth’s Black Box (Kutia e Zezë e Tokës), po zhvillohet nga studiues të Universitetit të Tasmanisë, në bashkëpunim me agjencinë kreative Clemenger BBDO dhe kolektivin artistik Glue Society.

Struktura monumentale do të ngrihet në një zonë të largët të Tasmanisë dhe do të ruajë të dhëna për klimën, vendime politike dhe zhvillime shkencore — me qëllim që civilizatat e së ardhmes të mund të kuptojnë çfarë çoi në rënien tonë, nëse ajo ndodh.

Kutia do të ndërtohet për t’i rezistuar fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu. Do të funksionojë me energji diellore dhe do të lidhet me internetin për të mbledhur të dhëna automatikisht.

Ajo është menduar si një paralajmërim, një dokumentim dhe ndoshta një udhërrëfyes për këdo që mund ta gjejë në të ardhmen.