Egjipti shpiku glamour-in, bukurinë si pushtet dhe pushtetin e bukurisë. Aristokratët egjiptianë ishin të parët që krijuan beau monde — botën mondane. Në Egjipt, hierarkia u përshkri me erotizmin, duke krijuar një unitet pagan nga i cili Perëndimi nuk u çlirua kurrë plotësisht.

Erosi i rendit hierarkik — i klasave të ndara, por të ndërlidhura në mënyrë të ndërsjellë — është një nga perversionet më të theksuara të Perëndimit, i cili u përforcua më vonë kur seksi u bë tabu nga Krishterimi.

Egjipti shenjtëroi personalitetin dhe historinë. Kjo ide, që kaloi në Europë përmes Greqisë, mbetet edhe sot një nga dallimet më thelbësore midis kulturës perëndimore dhe asaj lindore.

Nga Camille Paglia