Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi, një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, kanë folur rreth deklaratave të Loredana Bratit që u bënë virale gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Loredana akuzoi Tirin për flirt në një klub nate, ku ai po performonte dhe ku ishte e pranishme edhe Krisa. Sipas saj, këngëtari kishte tentuar të krijonte një afrim me të, pavarësisht lidhjes së tij me Krisën.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Nata me Aulonën”, çifti ka folur për herë të parë hapur për këtë ngjarje. Ata zbuluan se Loredana ka kërkuar falje për akuzat e saj, por Krisa theksoi se ky veprim kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të Tirit.
“Kam reaguar në shtëpi sepse ajo që Loredana bëri ishte dëmtim imazhi për Tirin. E nxori si një person që flirton me çdo vajzë që i del përpara ndërkohë partnerja e tij aty. Ajo më ka kërkuar falje,” – u shpreh Krisa.
Ajo gjithashtu shtoi se e njeh mirë karakterin e Tirit dhe se ka besim të plotë tek ai, duke theksuar:
“Unë e njoh karakterin e Tirit, ai vetë ka pasur një përshtypje më të fortë për Loredanën, e ka pasur pak më shumë inat si unë. Nuk e di çfarë mund të ndodhë mbrapa. Jam njeri që fal, nuk e kam problem, unë jam e hapur.”