Një tjetër rrëfim i bujshëm ka tronditur spektaklin Ferma VIP 2. Gjatë javës së kaluar, konkurrenti nga Kosova, Yll Dreshaj, rrëfeu publikisht se është në proces divorci, duke zbuluar se ka qenë i martuar, por martesa e tij ka marrë fund.

Por pas kësaj deklarate, ka ardhur një reagim i papritur nga ish-bashkëshortja e tij, e cila ka dërguar një letër në redaksinë e spektaklit, ku jep një version krejt tjetër të ngjarjes.

Sipas saj, ajo dhe Ylli kanë bashkëjetuar vetëm për dy javë dhe martesa e tyre ka qenë vetëm civile. Ajo shkon edhe më tej duke thënë se arsyeja e vërtetë që Ylli ka kërkuar divorcin është se “atij i pëlqejnë burrat” – një pretendim që, sipas saj, është i bazuar në disa raste të dokumentuara.

Në lidhje me këto akuza të forta, Ylli ka reaguar menjëherë duke i cilësuar si “sulme të ulëta” dhe të pavërteta. Ai ka insistuar se arsyeja e ndarjes së tyre nuk ka të bëjë me orientimin seksual, por me ndërhyrjen e vazhdueshme të prindërve të ish-nuses në jetën e tyre në çift.


Luana:
A ke ndonjë ide pse të kam thërritur këtu?

Luana: Jo, të kam thërritur për diçka që i përket jetës personale. A je ti i martuar?

Luana: Personi me të cilin je i martuar dhe do të shfaq mesazhin e saj.

Mesazhi për Yllin: Unë jam personi të cilin Yllin po e përmend vazhdimisht. Ylli është mashtrues. Unë jam ish e fejuara e Yllit. Akoma kemi kurorë, akoma nuk kemi divorc.

Ylli: Unë nuk e besoj këtë mesazh. Pavarësisht gjërave që ne kemi në jetë, unë jam në gjykatë duke bërë divorcin.

Luana: Çfarë do të thotë se besoj këtë mesazh.

Ylli: Nuk e besoj se nuk pash foton e saj.

Luana: Unë nuk ka të drejtë të bëj publike foton, por më beso se është 100 për qind e konfirmuar.

Ylli: Atë person se kam përmendur asnjëherë. Unë kam qenë i fejuar, por jo i martuar. Por me kurorë kam qenë i martuar. Bashkëjetesa jonë ka qenë vetëm 3 javë. Unë e quaj veten të divorcuar, por jemi në procedurë e sipër. Unë e kam kusht nga familja e saj që mos e përmend asnjëherë atë, babai i vet më ka thënë që të mos e përmend asnjëherë.

Luana: Për këtë arsye që ti përmende është pretendimi i vajzës në fjalës.

Vijimi mesazhit: Kam qenë në një lidhje me këtë person për 8 vite. Periudhë e gjatë që ndërtohej mbi dashuri dhe plane. Në 2022 vendosëm të fejohemi, në vitin 2023 u martuam. Gjatë gjithë kësaj kohe ai jetonte në Kosovë unë në Gjermani. Në 2024 ai erdhi në Gjermani për 2 javë. Këtë mundësi ja dha babai im. Gjatë kësaj kohe, fillova të kem dyshime se ai ishte më i interesuar burra se për gra. Kam prova. Fatkeqësisht pas një konflikti mes nesh ai u largua papritur. Unë kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të komunikuar, por ai na ka bllokuar. Aktualisht jemi ende të martuar, nuk ka asnjë proces në zhvillim. Prindërit tanë janë takuar, dhe kanë biseduar duke u dakordësuar që të diskutohen vetëm kur të jemi në Kosovë. Kjo situatë më ka lënduar thellë. Ai po e përdor historinë tonë për të përfituar nga kjo histori. I kërkoj të ndalë menjëherë.

Ylli: Nuk jam i prekur aspak ng kjo që ka thënë. Është shumë e vërtetë se disa fjalë që ajo i ka thënë se ne njihemi që nga viti 2013-të. Sa i përket pëlqimeve të mia për burra, është e shpikur nga ajo dhe familja e saj. Unë ika nga ajo familja pasi sa isha në Kosovë kemi patur marrdhënie të mira. Nëse do kisha patur pëlqim për burra do isha ndarë me kohë,. Ne jemi ndarë për shkak të familjes së saj. Realiteti i historisë është se ishim mirë sa isha në Kosovë, kemi patur lidhje të mirë së bashku, kam patur respektim maksimal ndaj familjes së saj, e dinë të gjithë njerëzit sa i kam dashur familjen e saj. Unë kam shkuar atje në mars të viti 2023, kam shkuar në 15 mars. I ndjeri gjyshi im i cili nuk jeton më, ka qenë personi që më tha ki kujdes kur të shkosh. Unë se dëgjova, shkova atje. Kemi qendruar bashkë. Më kanë pritur shumë mirë. Për 1 javë që më kanë pritur ka qenë shumë e mirë, por gjatë gjithë kohës kanë patur tendenca ndaj meje, kanë folur për divorcin e familjes time, kanë folur për të. Unë nuk kam patur asnjë mundësi të kisha bisedë serioze me të fejuarën time duke nisur nga nëna e saj, nga motrat e veta. Ajo ka lënë familjen e saj të ishin kundër meje. Unë në Kosovë jam marrë vesh që nuk dua as dasmë, asgjë tjetër. Ne e kemi bërë fejesën sa kemi qenë në Kosovë. Vendosëm që të shkoj në Gjermani sa të bëjmë një dasmë të vogël. I kam thënë po vij atje të punoj që t’i blejë vello e fustane. Sakrifikova me lënë punën dhe të vazhdoj. Diviorci jonë është shkak i familjes së vet. Unë në një moment flas me të, ajo ka një djalë motre që unë e kam dashur shumë, dhe në një moment i them budall, dhe më thotë me një fjalë që thuaje dhe njëherë, dhe nëna e saj i tha gjuaj me gotë dhe ajo më gjuajti, dhe unë u çova dhe i kam gjuajtur në shpullë. Familja e saj nuk më lejoi të jetoja me atë bashkë. Babai i saj më gjeti një banesë, dhe ajo qau shumë se më tha nuk dua që ti të dilje në banesë. Familjes së vet i kam thënë që unë kur të jem me atë dua të mos ndërhyjë njeri, dua të pajtohem kur duam ne.

Ylli: Unë i kam dhënë fund për shkak të familjes së saj. Ata kanë përdorur fjalë denigruese dhe ofenduese. Ata mua nuk më bënë dot si dhëndurët e tjerë që bënin çfarë thoshte vjehrri dhe vjehrra. I përshëndes dhe ata se ja kam kaluar mirë. Divorci saj është familja e vet. Unë nuk i kthehem asaj çfarë kam bërë. Më vjen keq që ika pa dhënë sqarim. Për sa kohë ajo nuk më kërkoi sqarim, nuk kam pse t’i jap sqarim.