Noizy ka njoftuar më në fund detaje për projektin e tij më të ri muzikor, albumin ICON, i cili pritet të jetë një nga më të rëndësishmit në karrierën e tij.
Përmes një postimi në Instagram, Noizy bëri të ditur se albumi do të nisë publikimin më 1 maj 2025, me lançimin e singëllit të parë. Më pas, çdo javë do të publikohet një këngë e re, për katër javë rresht, derisa më në fund, pas një muaji, i gjithë albumi do të jetë i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.
Reperi nuk ka zbuluar ende emrat zyrtarë të bashkëpunimeve që do të përfshihen në ICON, por spekulimet kanë nisur që tani. Emra si Loredana, Rozana Radi, Young Zerka dhe Altin Sulku përfliten si pjesë e projekteve muzikore të këtij albumi, çka sugjeron një përzierje interesante mes stilit modern të Noizy-t dhe elementëve të muzikës urbane.
View this post on Instagram
Ky album pritet me shumë interes nga fansat, të cilët e kanë ndjekur Noizy-n për vite me radhë dhe janë të etur për të dëgjuar risitë që ai ka përgatitur.