Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe mediat rozë janë përfshirë nga spekulimet se çifti i njohur, Vesa Lumadhe Big Basta, po kalojnë një krizë në martesë. Shkak për këto zëra u bë hyrja e reperit në reality show-n Ferma VIP 2, ku ai nuk e përmendi bashkëshorten gjatë përshëndetjes, por përmendi vetëm djalin dhe familjarët e tjerë.

Megjithatë, të gjitha dyshimet duket se janë shuar. Vesa ka publikuar një album fotosh në rrjetet sociale, ku shfaqet edhe Big Basta brenda fermës, duke sinjalizuar qartazi që gjithçka është në rregull. “Muzikë, dashuri, shoqëri”, shkruan ajo në përshkrim, duke i dhënë fund spekulimeve.

Ndërkohë, edhe vetë Big Basta ka folur me fermerët për Vesën, duke treguar se ajo e ndjek 24/7 dhe madje ka edhe një tatuazh të dedikuar për të dhe djalin e tyre, Liamin. Reperi zbuloi se nëse familja zgjerohet me një fëmijë tjetër, ai do të bëjë një tjetër tatuazh për të voglin e dytë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Për momentin, duket se dashuria mes çiftit është më e fortë se kurrë.