Një surprizë e këndshme po përgatitet për publikun e “Top Channel”! Ish-banorja e Big Brother VIP, Egli Tako, duket se po hedh hapat e saj të parë në botën e televizionit, si moderatore e dy prej netëve më të rëndësishme të spektaklit “Yjet e Diasporës”.
Në profilin zyrtar të emisionit në Instagram është publikuar një imazh intrigues ku shihet silueta e një vajze dhe pyetja: “Cila do jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales së emisionit ‘Yjet e Diasporës’?”. Komentet dhe spekulimet kanë shpërthyer menjëherë, por shumë ndjekës janë të bindur se bëhet fjalë për Eglin.
View this post on Instagram
Ky lajm vjen pak kohë pasi Ledion Liço, gjatë një bisede me banorët në “Post BBVIP”, i sugjeroi Egli Takos se ajo kishte potencialin për të qenë një moderatore e suksesshme, duke lënë të kuptohet se nuk do të ishte çudi ta shihnim së shpejti në ekran.
Nëse konfirmohet, kjo do të jetë dalje e parë televizive e Eglit në rolin e moderatores, një hap që mund të shënojë fillimin e një karriere të re për të.
Pritet që ditët në vijim të sjellin një konfirmim zyrtar nga Top Channel, por gjithçka duket se po shkon drejt një debutimi të bujshëm.