Dafina Zeqiri ka njoftuar se këtë të shtunë do të mbajë koncertin e saj të fundit, përpara se të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin emocionues, këngëtarja e ndau me ndjekësit përmes një postimi në Threads, duke ndarë ndjesitë e këtij kapitulli të ri në jetën e saj.

“Kam pak emocione, por nuk ndalem me projekte muzikore,” shkroi ajo, duke qetësuar fansat që, ndonëse do të bëjë një pauzë të shkurtër nga skena, muzika do të vazhdojë të jetë pjesë e pandarë e saj. Dafina ka premtuar një surprizë muzikore për verën, çka ka shtuar edhe më shumë pritshmëritë e publikut.

Në mesazhin e saj, këngëtarja falënderon të gjithë ndjekësit për dashurinë dhe përkrahjen ndër vite: “Mezi pres të kënaqem me ju edhe një herë live – deri herën tjetër. Ju dua shumë”.

Dafina është në pritje të një djali me partnerin e saj, Kreshnikun, dhe ky koncert i fundit përpara maternitetit shënon një moment të veçantë, një ndalesë e përkohshme, e mbushur me emocione dhe dashuri, për të nisur një udhëtim të ri në jetën e saj si nënë.