Mbrëmjen e kësaj të Premte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan para gazetarëve të vegjël është gazetarja e njohur Aulona Musta. Pyetjet e çiltra të fëmijëve të vegjël, por dhe pak pikante zbulojnë shumëçka nga jeta e Aulona Mustës.
Gazetarja ndan një episod qesharak të jetës së saj. Babi i saj Perlat Musta një futbollist i njohur, dëshironte që Aulona jo vetëm të lindte djalë, por ai kishte paracaktuar dhe emrin “Toni”, i printuar në çdo rrobë që i kishin blerë para se të vinte në jetë.
Aulona Musta: Babi im mendonte që unë jo vetëm do bëhesh futbollist, por do të lindja dhe çun. Të gjitha rrobat që më kishim blerë para se të lindja më kishin vendosur emrin Toni, një futbollist që babi im e kishte qejf shumë. Dhe e kishin shkruar që unë do të lindja çun, do të quhesha Toni dhe do të bëhesha futbollist.