Me mbi 20 vite në televizion Jonida Shehu është një figurë e spikature e ekranit dhe fushës së gazetarisë. Me pyetjet pikante dhe të drejtpërdrejta ajo ka vënë “me shpatulla për muri” shumë politikanë.
Mbrëmjen e kësaj të premteje në studion e “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan ishte Jonida Shehu ajo që ra në “grackën” e gazetarëve të vegjël.
Pyetjet naive, e hera herës gazmore zbuluan një anë tjetër të gazetares së njohur. Por nuk mbaron këtu, si rrallë herë Jonida Shehu u surprizua nga vajza e saj Kristali.
Teksa ecte në drejtim të studios Kristali shtrëngonte fort në duart një valixhe, brenda së cilës kishte sende që simbolizonin raportin e saj me të ëmën.