Në një intervistë të fundit për podcastin “Call Her Daddy”, Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, zbuloi se babai i saj ka sindromën e Asperger-it, një formë e çrregullimit të spektrit autistik. Ajo përshkroi se si kjo ndikon në mënyrën e tij të ndërveprimit me të tjerët, veçanërisht kur bëhet fjalë për njohjen e të dashurve të saj, duke e quajtur këtë përvojë “një makth” për të, por një situatë argëtuese për veten e saj.
Phoebe ndau një kujtim nga një ballo shkolle, ku Bill, i caktuar për të shoqëruar vajzën dhe partnerin e saj, ndaloi për të marrë Fast Food dhe ngatërroi emrin e djalit. Ajo tha se në atë moment “donte të zhdukej”, por tani e kujton me humor. Ajo shtoi se këto situata janë bërë një mënyrë për të testuar reagimin e të dashurve të saj ndaj personalitetit të babait: “Nëse dikush e përballon mirë, ndoshta është ai i duhuri.”
Bill Gates ka folur më parë për sfidat e tij sociale. Në librin e tij të vitit 2023, “Source Code”, ai pranoi se gjatë fëmijërisë ishte shumë i përqendruar në interesat e tij, shpesh duke neglizhuar sinjalet sociale. Ai beson se sot do të ishte diagnostikuar me një çrregullim të spektrit autistik dhe e konsideron këtë si një pjesë të rëndësishme të identitetit të tij.
Phoebe, e cila studion modë, përshkroi se si në ngjarjet sociale, si ballot babë-bijë, ajo e inkurajonte babain e saj të ndërvepronte me të tjerët, duke e nxitur të socializohej dhe të përfshihej më shumë në biseda.
Bill Gates ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e tij, Melinda French Gates: Jennifer (29 vjeç), Rory (25 vjeç) dhe Phoebe. Aktualisht, ai është në një lidhje me Paula Hurd, vejusha e ish-CEO-së së Oracle, Mark Hurd .