Një studim tregon se përulësia intelektuale përmirëson preçizionin emocional dhe qëndrueshmërinë empatike.Në një botë ku të gjithë qëndrojnë të lidhur fortë me bindjet e tyre, të manifestosh sjellje tolerante e të përulësisë, duke si një revolucion.Në vend të përcaktimit të saj si një cilësi morale, përulësia intelektuale do të ishte mirë të vlerësohej si një katalizator i mirëkuptimit emocional. Duke pranuar që jo çdo gjë ti e di, ne do ta kemi më të lehtë për të kuptuar të tjerët, edhe ata të cilët nuk janë të ngjashmit tanë. Një qëndrim i brëndshëm që mund të transformojë pozitivisht marrëdhëniet sociale.
Një lexim i mirë i emocioneve. Aftësia për të kuptuar emocionet e të tjerëve dhe të një grupi edhe më të madh social, tregon një përulësi intelektuale dhe në këtë mënyrë ata i interpretojnë më lehtë emocionet e shprehura. Kjo afësi shndërrohet në një levë të fuqishme empatie. Kjo nuk është vetëm një çështje mirësie por edhe një cilësi konjitive.
Njerëzit me prirje të thjeshtësisë dhe të përulësisë, nuk projektojnë bindjet e tyre në mënyrë imponuese tek të tjerët por përpiqen të kuptojnë atë që ndodh realisht në botëkuptimin e tjetrit.
Qëndrueshmëria empatike dhe përulësia emocionale, afësi që jo çdo kush ka fatin ti ketë, janë cilësi të një njeriu me prirjet mirëkuptuese pa u ngarkuar nga shqetësimet emocionale. Qasja e sjelljeve të tyre të ekuilibruara, të qenit prezent, të kujdesshëm dhe të dëgjueshëm, pa sjellje impulsive i ndihmon të jenë efikas dhe mirëkuptues me të tjerët.