Lodhje, çrregullime të gjumit, ankth...sikur gjithçka të nisej nga ajo çfarë vendosim për të ngrënë në pjatën tonë?!....
Lidhja midis ushqyerjes dhe ekuilibrit psikik është e fortë dhe me një ndikim të ndërsjelltë. Pas një momenti me një moral të ulët shpesh mund të fshihet mikrobiota jonë e zorrëve. Ky zinxhir i gjatë me miliarda mikrobe luan një rol kyç në rregullimin e shëndetit tonë mendor. Ai filtron substancat e këqija, forcon sistemin tonë imunitar dhe komunikon papushim me trurin tonë përmes nervit vag, një nga nervat më të gjatë të organizimit tonë.Sipas psikiatrit Guillaume Fond, çrregullimet psikike si stresi, depresioni, çrregullimet e gjumit edhe ankthi, mund të jenë të shkaktuara edhe nga një ushqyerje e keqe.Me fjalë të tjera: ajo që ne vendosim në pjatën tonë, mund ta ushqejë ose ta ‘thajë urie’ trurin tonë. Rreziqet nuk vijnë vetëm nga sheqeri apo yndyrnat por nga mbipërdorimi i produkteve industriale dhe ushqimeve të procesuara. 80% e trurit tonë është i kequshqyer. Mungesë motivimi, irritim, lodhje kronike, apo hipersensibiliteti dhe stresi mund të jenë sinjalet e para të një truri në rënie me ushqyerje të shëndetshme dhe me gjëra esenciale. Sipas studimeve të fundit, ushqimet e pasura me ushqyes të transformuar dhe të procesuar, mund të rrisin me 21% rrezikun e depresionit. Nga ana tjetër, një regjim me dietë ushqimore mesdhetare e pasur me fruta, perime, omega 3, Vitaminë B dhe zink ndihmojnë për një ekuilibër mendor,emocional dhe fizik më të suksesshëm.