Pas një vale komentesh në rrjet, ku përdorues të shumtë shprehën kritikat e tyre për zgjedhjen e fustanit që Kiara Tito veshi në ditëlindjen e parë të vajzës së saj, moderatorja ka vendosur të reagojë.
Në një postim të fundit në Instagram, Kiara ka shpërndarë një foto nga sfilata ikonike e Chanel për koleksionin pranverë-verë 2002, duke zbuluar se pikërisht kjo ka qenë frymëzimi i saj për veshjen në festën e vogëlushes Luna.
“Për fustanin e ditëlindjes së Lunes u frymëzuam nga një sfilatë e Chanel, koleksioni pranverë-verë i vitit 2002, për të gjithë kritiket,” shkruan ajo.
Moderatorja nuk e la pa adresuar edhe një tjetër koment të përsëritur në rrjet: “Dhe jo, nuk kisha vapë, isha super rehat!”.