Një terapi injektuese revolucionare, e zhvilluar nga shkencëtarët në Northwestern University dhe UC San Diego, mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si trajtohen infarktet e zemrës.

Kjo terapi synon të parandalojë infarktet në zemrër, përpara se ato të ndodhin. 

Duke përdorur polimere të ngjashme me proteina (PLP), terapia ndërhyn në një proces kyç mes dy proteinave: Keap1 dhe Nrf2. Ndërsa Nrf2 mbron qelizat e zemrës nga stresi, Keap1 e pengon funksionimin e saj. PLP-të imitojnë Nrf2-n dhe lidhen me Keap1-in, duke liruar Nrf2-n që të aktivizojë gjene mbrojtëse, të reduktojë inflamacionin, vdekjen e qelizave dhe formimin e indit mbresor pas infarktit.

Në modelet me minj, një dozë e vetme e ulët intravenoze përmirësoi ndjeshëm funksionin e zemrës, nxit rritjen e enëve të gjakut dhe mbrojti qelizat nga dëmtimet afatgjata.

Efekti i injeksionit zgjati për disa javë dhe përfaqëson një hap të madh shkencor në trajtimin e ndërveprimeve të brendshme të proteinave që deri më tani konsideroheshin të "papatrajtueshme".

Me një financim prej 30 milionë dollarësh, kompania Grove Biopharma po komercializon këtë platformë jo vetëm për sëmundjet e zemrës, por edhe për kancerin dhe sëmundjet neurodegjenerative — duke ofruar një qasje potencialisht revolucionare në mjekësinë moderne.

Burimi: https://news.northwestern.edu/stories/2025/04/injectable-therapy-could-prevent-heart-failure-after-a-heart-attack/