Në një mbrëmje të mbushur me humor dhe spontaneitet, Egli Tako u shfaq në emisionin e njohur humoristik "Portokalli", duke sjellë të qeshura të shumta në rubrikën "Boulevard Show". E udhëhequr nga personazhi komik "Minioni", intervista me Eglin u prit me shumë kuriozitet.

Kur u pyet nëse planifikonte të realizonte një këngë në bashkëpunim me Gjestin, Egli nuk ngurroi të përgjigjej me një dozë ironie dhe humor:

“Tani, do bëjmë apo nuk do bëjmë këngë bashkë kjo është akoma duke u parë… Ama titulli është i sigurt. Nëse do ta bëjmë, titulli është: ‘Mos i hy thellë’”.

Përveç kësaj, Egli ndau edhe disa detaje të tjera gjatë intervistës, të cilat ishin të përziera mes humorit dhe realitetit, duke lënë vend për interpretim dhe duke shtuar konfuzitet mbi disa çështje që janë aktualisht në qendër të vëmendjes.