Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP Albania 4”, Valbona Mhilli ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar përjetime personale dhe marrëdhëniet që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, Valbona foli hapur për reagimin e nënës së saj lidhur me afërsinë me aktorin Laert Vasili.
E pyetur nga gazetari se çfarë i tha nëna e saj sapo doli nga “Big Brother” dhe pa dinamikën e saj me Laertin, Valbona tregoi:
“Mami im ka qenë në një tension shumë të madh gjatë kohës që unë kam qenë në Big dhe sidomos me raportin që kisha në shtëpi me Laertin. E ka përjetuar jashtëzakonisht shumë. Nuk e ka marrë mirë, sepse sipas saj, unë u afrova me një mashkull në një moshë madhore që nuk u kujdes për mua ashtu siç do duhej brenda shtëpisë. Sot i kalon me sportivitet, por në atë kohë nuk ishte aspak e kënaqur.”
Në një pjesë tjetër të intervistës, Sharka nuk hezitoi të ngacmojë Bonën për një nga marrëdhëniet më të komentuarat në BBV4: atë me Jozin.
“Nuk ka pasur asnjëherë një lidhje dashurie me Jozin, as tërheqje fizike. Nuk e kam takuar pas daljes, por di që është mirë dhe po merret me pasionin e tij, muzikën.”