Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Rama shprehet se do të fillojnë testet e hapjes graduale, për të marrë më pas çertifikimin përfundimtar dhe sqaron se kanë mbetur 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistë.

“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar”, shkruan Rama në Facebook.

Belinda Balluku njoftoi disa ditë më parë se më 8 maj, do të kryhej testi i parë i uljes në pistën prej 3,2 kilometrash në Vlorë. Ajo theksoi se ndërtimi dhe bërja funksional i Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende punë për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e Aviacionit Civil.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)