Sikur personaliteti juaj të ndikonte në shpresën për jetë?!... Ky është konstatimi i një studimi shkencor të bërë së fundmi.

Të plakesh mirë dhe të jetosh më gjatë është një nga diskutimet kyçe të njerëzve sot dhe një studim i publikuar së fundmi nga revista shkencore BMJ Mental Health, ka konstatuar se një personalitet i qëndrueshëm do të ishte më i favorizuar për të jetuar më gjatë!

Qëndrueshmëria, si një mbrojtje kundër vdekshmërisë.

Qëndrueshmëria psikologjike lidhet me aftësine e një individi për t’u përshtatur dhe për t’u përballur me rrethanat dhe ngjarjet e vështira të jetës. Nivelet e larta të qëndrueshmërisë psikologjike ishin të lidhura me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë duke konfirmuar kështu se ajo është një faktor mbrojtës dhe shumë i rëndësishëm kundra vdekshmërisë, duke i dhënë prioritet rëndësisë së shëndetit dhe të mirëqenies psikologjike.

Personaliteti më i përshtatshëm për një shpresë më të mirë për jetën lidhet me qëndrueshmërinë, optimizmin, dhe mirënjohjen , si cilësi parësore për jetëgjatësinë.

Të gjitha këto cilësi na lejojnë të ecim përpara, të mbajmë një nivel të përgjithshëm shoqëror që na përshtatet dhe të mos dorëzohesh kurrë. Të qenit aktiv na lejon që të ngadalësojmë rënien mendore dhe plakjen fizike.

Studimet i vënë theksin gjithashtu, rëndësisë së optimizmit: Një pasuri e vlefshme për të qëndruar psikologjikisht të qetë e në paqe me veten. Mirënjohja gjithashtu është një shtyllë kryesore për jetëgjatësinë. Njerëzit që kanë aftësinë të kultvojnë një ndjenjë mirënjohjeje përballë aspekteve pozitive të jetës së tyre kanë një rrezik të ulët të vdekshmërisë së parakohëshme, veçanërisht të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Jini pra, pozitiv dhe të qëndrueshëm për të jetuar të lumtur dhe më gjatë!