Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë kthyer në një nga dyshet më të përfolura nga publiku shqiptar kohët e fundit, veçanërisht pas bashkëpunimit të tyre muzikor, i cili erdhi bashkë me shumë aludime mbi raportin e tyre.

Në një intervistë të fundit, Ledri ka folur me shumë sinqeritet për raportin që ka me Xhensilën, duke theksuar se mes tyre ekziston një kimi e veçantë dhe një ndjesi e natyrshme afrimiteti.

“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,” – është shprehur reperi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Deklarata e tij është pritur me shumë komente në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kanë humbur kohë për të komentuar mbi lidhjen e tyre. Për shumë prej tyre, “kimi” dhe “miqësia” janë sinjale që mund të çojnë edhe drejt diçkaje më shumë.