Një video që po përhapet me shpejtësinë e dritës në rrjetet sociale ka sjellë shqetësim të madh mes ndjekësve të sporteve ekstreme dhe jo vetëm. Parashutisti i njohur, Xhonatan Ismaili, ka pësuar një aksident gjatë një fluturimi në një nga plazhet më piktoreske të jugut të Shqipërisë.
Megjithatë, fatmirësisht, sipas një deklarate zyrtare të publikuar nga urgjenca mjekësore, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. “Shëndosh e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në komunikatë, duke siguruar opinionin publik se çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.
View this post on Instagram
Në këtë situatë nuk ka munguar as reagimi i menjëhershëm nga partnerja e tij Roza Lati. Në një story të postuar në Instagram, Roza ka zgjedhur të qetësojë ndjekësit duke shkruar:
“Çdo gjë është ok. Pa panik. Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbret i qiellit. S’ka më të fortë!”