Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes për zhvillimet në jetën e tij personale, të cilat nuk ndalen së zgjuari kureshtjen e publikut.
Pas përfundimit të reality show-t, një nga temat më të përfolura ishte raporti i tij me Sara Kolamin – një marrëdhënie që u duk premtuese brenda shtëpisë, por që nuk mori asnjë konfirmim publik pas daljes së tyre. As Driloni, as Sara nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi fatin e kësaj lidhjeje, duke lënë gjithçka pezull dhe duke shtuar më tej misterin. Megjithatë, ata shpesh janë shfaqur bashkë duke postuar foto e video nga vende të njëjta.
Por së fundmi, rrjetet sociale janë ndezur nga disa pamje të reja që tregojnë Drilonin në Gjermani, në shoqërinë e një vajze ende të paidentifikuar. Ai shihet pranë një makine, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime, çka ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se boksieri ka nisur një histori të re dashurie.
A është ky fillimi i një kapitulli të ri për boksierin? Apo thjesht një moment i shkëputur që po interpretohet më shumë seç duhet?