Rihanna e di mirë që lajmi i shtatzënisë ishte pikërisht ajo që publiku priste nga ajo.

Këngëtarja zbuloi se ajo dhe partneri i saj A$AP Rocky — me të cilin ka dy djemtë RZA (2 vjeç) dhe Riot (21 muajsh) — janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, pak çaste përpara se të shfaqeshin në tapetin e kuq të Met Gala 2025. Në eventin e mbajtur në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut, Rihanna mahniti me barkun e rrumbullakosur, veshur me një kostum me fund nga Marc Jacobs.

E pyetur se si po ndihej në këtë debutim të madh, ajo u shpreh për Entertainment Tonight:
“Jam mirë, çuditërisht po ndihem në rregull dhe jo shumë e mbingarkuar për momentin. Në fillim isha pak e lodhur, por tani jam e emocionuar.”

Por, edhe pse në një kapitull të ri të jetës së saj, fansat vazhdojnë të pyesin për kthimin e saj në studio — dhe Rihanna e di mirë këtë. 37-vjeçarja konfirmoi se shtatzënia nuk do të thotë domosdoshmërisht ndalesë për projektin R9.

“Ndoshta disa video,” rrëfeu ajo, “por unë mund të këndoj.”

Ndërkohë, A$AP Rocky — që këtë vit ishte bashkë-prezantues i Met Gala — ndau entuziazmin e tij për lajmin e madh.
“Është një ndjesi e mrekullueshme,” tha ai në një intervistë për Associated Press. “Na ishte lodhur ta mbajmë të fshehur, dhe ishte momenti për t’u treguar njerëzve çfarë po ‘gatuanim’. Jam shumë i lumtur që të gjithë janë të lumtur për ne, sepse edhe ne jemi.”

Një natë e paharrueshme për çiftin që tashmë po pret me gëzim një tjetër anëtar të vogël në familje.