Që viti i fundit për Chiara Ferragni ka qenë gjithçka përveçse i lehtë, kjo është pak të thuhet. Skandali me kompaninë Balocco, i cili solli një largim masiv të markave nga bashkëpunimet me të, ishte vetëm fillimi. Më pas erdhi fundi i martesës së saj me Fedez dhe lidhja e trazuar me Giovanni Tronchetti Provera, që s’ka qenë as ajo pa vështirësi.

Në prag të 38-vjetorit të saj, që e feston sot më 7 maj, Chiara publikoi një video të shkurtër në TikTok ku i uron vetes: “shpresoj që ky vit të jetë plot emocione, pozitive”. Fjalën “pozitive” ajo e theksoi me shikim, duke lënë të kuptohet qartë se muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Ajo ndodhet në Abu Dhabi për punë, e shoqëruar vetëm nga dy vajza të ekipit të saj, gjë që e bën edhe më të vetmuar këtë ditëlindje. Edhe pse mesazhi i saj duket si një fije shprese, fytyra e saj nuk mund ta fshehë trishtimin.

 

Sa i përket marrëdhënies me Giovanni Tronchetti Provera, situata mbetet e paqartë. Që nga nëntori, kur lidhja u bë publike, mediat kanë raportuar për gjithçka, nga romanca të lumtura te sherre të forta dhe përçarje që, sipas thashethemeve, gëzonin veçanërisht nënën e Giovanni-t, Cecilia Pirelli, e cila nuk e ka pranuar kurrë Chiara-n si një nuse të mundshme. Mungesa e Giovanni-t në Emiratet e Bashkuara këtë ditëlindje mund të ndezë sërish spekulimet për një krizë në çift.

Kush është Giovanni Tronchetti Provera?
Është biri i Marco Tronchetti Provera, ish-drejtues legjendar i Pirelli-t. I lindur në vitin 1993, Giovanni është rritur mes Milanos dhe jashtë Italisë, dhe konsiderohet si një nga trashëgimtarët më të rezervuar të elitës industriale italiane. Ai punon në sektorin financiar dhe, pavarësisht mbiemrit të rëndësishëm, ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët dhe të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.