Sot ishte një ditë e veçantë për Loredana Bratin, ish-banoren e dashur të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, e cila festoi ditëlindjen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, të mbushur me dashuri nga familja dhe miqtë më të afërt.

Në rrjetet sociale, Loredana ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku shfaqej e buzëqeshur duke u fryrë qirinjve.

Por, ajo që nuk mund të kalonte pa u vënë re ishte urimi i Jozit.

Në një postim të shkurtër në Instagram, ai shkroi: “Urime ditëlindja”, duke e shoqëruar me një emoji ylli – një gjest i thjeshtë, por mjaft domethënës që lë të kuptohet se gjërat mes tyre nuk janë shuar.

Kujtojmë se një javë më parë, gjatë një interviste, Loredana tregoi se lidhja me Jozin ka kaluar përmes një periudhe të vështirë, pas incidentit që ndodhi gjatë largimit të Jozit nga shtëpia e Big Brother, ku ai goditi Gjestin me një shuplakë. Megjithatë, ajo theksoi se është ende e dashuruar me të dhe ndjenjat që ka për të nuk mund të fshihen kaq lehtë. Ajo përmendi gjithashtu se mban ende unazën që Jozin ia kishte dhënë brenda shtëpisë.

Në lidhje me të ardhmen, Loredana shprehu dëshirën që mendja dhe zemra të shkojnë bashkë, duke marrë vendime të qarta për të ardhmen. Ajo theksoi: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave.” Ndërkohë, ajo theksoi se ende nuk e ka takuar Jozin pas ngjarjes, përveç disa komunikimeve të shkurtra.