Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë pas zërave që qarkulluan në rrjetet sociale, ku ai u pa në një video pranë një vajze, duke nxitur spekulime për një lidhje të re dashurie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Në një postim të gjatë në Instagram, Driloni ka sqaruar publikisht se nuk ka asnjë marrëdhënie me asnjë nga vajzat e përmendura në media, përfshirë edhe Sarën.

Ai shton se nuk kanë pasur asnjë kontakt prej më shumë se dy muajsh.

Sa i përket videos virale që qarkullon së fundmi në rrjet, Rama thekson se bëhet fjalë për pamje të vjetra, të përdorura nga vajza në fjalë për interesa personale.

"Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh – kurrë s’kemi qenë bashkë. Kemi pas respekt, jemi kuptu mirë – edhe mrena, edhe jashtë – po kurrë s’ka pas kurgjo ma shumë, as s’ka me pas.
S’kemi pas kontakt që mbi dy muaj, as s’kemi shkru asgja. Kit post deshta me bo moti, po s’kom dasht me lëndu kërkon keq. Po nganjëherë duhesh me vepru i pari e me kqyr veten.

Ajo video që po qarkullon, osht veç prej para disa vjetëve. Ajo e ka përdor për interes t’vet, ka vepru qysh i ka konvenu – s’ka lidhje me mu. Unë kurrë s’jam marrë me famë, me show, a me bo zhurmë për qef t’njerëzve. Kjo s’osht bota jem, kurrë s’ka qenë.

Qysh ka vendos me paraqit ajo – punë e saj. Po s’ka pas guxim me kallxu drejt, prandaj po e kallxoj unë tash: mes meje e saj kurrë s’ka pas kurgjo – as s’ka me pas. Pikë.

Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kusht me bo realitet. E kur e shihni që s’osht qashtu, filloni me shpif, me shkru budallaki prej krejt anëve.

Për krejt ata clown-a që po bojnë intervista, edhe për ata clown-a që po m’shkrujnë – kurrë s’kam me ju marrë seriozisht. E dini rrugën tem: unë luftoj për veti, kujdesna për karrierën teme.

Fokusi jem është te vetja, te familja, te krejt shqiptarët që po m’përkrahin ku do që janë – edhe te andrrat e mia. Ju që jeni me mu prej ditës së parë – faleminderit prej zemrës. S’ju harroj kurrë. Ju kom premtu që kom me ju bo krenar – edhe ashtu ka me ndodh.

Edhe tash vazhdoni, reagoni apet për mu o puntorët e mi.”