Pas paraqitjes së saj në tapetin e kuq të Met Gala 2025, këngëtarja Bebe Rexha u përball me një valë kritikash dhe komentesh negative për pamjen e saj fizike. Ndër komentuesit ishte edhe reperja amerikane Azealia Banks, e cila në një postim në rrjetet sociale sugjeroi se pamja e Rexhës ishte rezultat i efekteve anësore të kontraceptivëve hormonalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në përgjigje, Rexha iu drejtua Banks me një koment ironik, duke sugjeruar që ajo të kërkonte ndihmë profesionale: "Ndoshta duhet të mendosh për ndonjë lloj terapie, motër. Mua më ka ndihmuar shumë Lexapro. Do të të duhej diçka që ndihmon në shërimin e asaj trishtimi të thellë dhe kaosit që vazhdon të derdhësh mbi të tjerët. Shërimi i bën mirë të gjithëve. Duhet ta provosh".

Më pas, në një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, të cilin më vonë e fshiu, Rexha zbuloi se vuan nga sindroma e vezores policistike (PCOS) dhe përballet me infertilitet. Ajo gjithashtu ndau për herë të parë se kishte qenë shtatzënë, por shtatzënia nuk kishte përfunduar me sukses, dhe se kishte mbajtur këtë dhimbje për vete. "Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time. Kam sindromën e vezores policistike dhe luftoj me infertilitetin. Kam qenë shtatzënë, por nuk shkoi mirë, dhe e mbaj atë dhimbje në heshtje. Nuk i detyrohem askujt shpjegime, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni trupin e dikujt tjetër".

Ky rrëfim i sinqertë i Rexhës ka ngjallur një diskutim të gjerë mbi rëndësinë e ndjeshmërisë dhe respektit ndaj betejave personale që individët mund të përjetojnë në heshtje. Ajo ka theksuar se komentet për trupin e dikujt mund të kenë ndikime të thella emocionale dhe se është e rëndësishme të tregojmë empati dhe mirëkuptim.