Sot është një ditë e veçantë për aktorin e dashur të humorit, Julian Deda, pasi vajza e tij, Reina, feston ditëlindjen.

Në këtë ditë kaq të rëndësishme për familjen e tij, Juli ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të ëmbël e plot dashuri, duke publikuar në Instagram një foto përqafimi me të bijën. Krah saj, ai ka shkruar një mesazh prekës, i cili ka prekur zemrat e ndjekësve:

“Vajza ime, dhurata më e bukur që më ka bërë jeta. Të dua pa fund. Gëzuar ditëlindjen zemra ime..!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Postimi u prit me një valë urimesh të ngrohta në komente, ku fansat, miqtë dhe familjarët i kanë dërguar Reinës fjalët më të mira për këtë ditë të veçantë.

Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Amanda, të martuar prej 18 vitesh, janë prindër të dy fëmijëve: Mateos dhe Reinës. Pavarësisht angazhimeve të shumta në ekran dhe teatër, aktori nuk heziton të ndajë herë pas here momente familjare, duke treguar lidhjen e fortë dhe dashurinë e madhe për fëmijët e tij.