Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës  pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, u krye sot fluturimi i parë certifikues. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama 

Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ky aeroport, po jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.


Ai është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike.

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës, veçanërisht zhvillimit të turizmit në vend.