Shkodra Elektronike ka dhënë sot një intervistë për “Wake Up”, për të rrëfyer emocionet e tyre para nisjes së Eurovision.
Ditën e djeshme keni patur provën e madhe në skenë, si kanë qenë përjetimet?
Beatriçe: Emocioni për mua ka qenë i fortë, ndihet dhe në video. Por ne vazhdojmë të punojmë për natën e parë.
Kolë: Unë nuk kam emocione fare, e kam kaluar atë fazë. (qesh)
Beatriçe: Kam unë emocione për të tërë.
Beatriçe: Nuk e di për vitet e tjera, por organizimi i Eurovision ka qenë i paparë këtë vit.
Kolë: Zviceranë…
Fustani yt Beatriçe ka qenë një vepër arti, e punuar nga nëna jote dhe sjell në mendje legjendën e Rozafës…
Prej asaj legjende është inspiruar kostumi. Nëna na vesh që nga 2019, kjo nuk është hera e parë që bën veshjet tona. Këtë kostum e ka ‘qarë’.
I keni lexuar komentet e njerëzve që ju kanë vlerësuar lart në mundësitë për fituar këtë vit?
Beatriçe: Kur i lexojmë, mendojmë që këta njerëz janë të marrë si ne. (qesh)
Kolë: Kemi kohë akoma, kemi gjysmëfinalen, para se të mendojmë për këto gjëra.