Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shpallur të pafajshëm këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, duke i dhënë fund një beteje ligjore që e kishte shoqëruar për muaj me radhë dhe që, për shumëkënd, ishte bërë temë diskutimi.

Luizi akuzohej për “falsifikim dokumentesh”, për të cilin ishte dënuar fillimisht me një vit burg nga Gjykata e Fierit. Por, siç rezultoi më pas, ky vendim nuk ishte fundi i rrugës, por vetëm fillimi i një lufte më të madhe për emrin e tij. Luftë që, sipas tij, nuk ishte vetëm juridike, por edhe morale – kundër atyre që “nuk kërkonin të vërtetën, por shkatërrimin.”

Në një reagim, Luizi u shpreh se vendimi i Apelit nuk ishte as favor dhe as mëshirë, por një rikthim i dinjitetit:

“Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë, pas një vendimi që u bë titull portalesh dhe festë për disa, drejtësia foli sërish dhe qartë: jam i pafajshëm. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim absurd që më dënoi me një vit burg, jo sepse më dha një favor, por sepse e pa të vërtetën.”

Këngëtari vë gishtin mbi mënyrën se si opinioni publik shpesh gjykon me shpejtësi dhe dëshiron dënimin më shumë sesa drejtësinë:

“E derisa unë luftoja për të mbrojtur emrin, jetën dhe të ardhmen teme, kishte njerëz që qeshnin, kishte sy që ndriçonin nga lajmi i dënimit tem. Madje edhe thoshin që e mori atë që e meriton. Pikërisht sot deshta, është koha që këta njerëz ta ulin kokën, jo nga frika, por nga e vërteta.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?VIP Station (@vipstation_)