Disa njerëz jetojnë fjalë për fjalë në takat e tyre (Carrie Bradshaw, për shembull!), e disa të tjerë thjesht nuk arrijnë t’i heqin dot nga këmbët. Ashtu si Kylie Jenner.
Për të mos përfunduar si Hirushja moderne që humb këpucën në momentin më të rëndësishëm, Kylie zgjodhi një palë taka të lartë Ferragamo për Met Gala: elegante, të zeza dhe shumë tërheqëse, që përputheshin në mënyrë perfekte me fustanin e saj të zi me korse.
Por sapo u kthye në dhomën e saj të ndërrimit, Kylie përjetoi një “aksident mode” të çuditshëm – këpucët i ishin ngjitur në këmbë dhe nuk i hiqeshin dot!
Gjithçka ndodhi për shkak të një truku që stilisti i saj, Maximilian Davis, i sugjeroi: t’i mbështillte thembrat me shirit ngjitës për të shmangur flluskat dhe dhimbjet. Por askush nuk e kishte menduar se ngjitësi do të ishte kaq i fortë, sa këpucët do mbeteshin fjalë për fjalë të ngjitura në lëkurë.
Në një video të postuar në Instagram, Kylie tregoi momentin kur asistentët i spërkatën këmbët me ujë dhe sapun për ta çliruar, dhe më në fund ia dolën. Si çdo vajzë e zakonshme, edhe Kylie mund të ngecë në takat e veta.
Këshilla praktike në rast se ndodheni në të njëjtin “kurth”?
Mos përdorni vetëm ujë: acetoni ose një pastrues thonjsh mbi një pambuk funksionon më mirë për të zbutur ngjitësin.
Dhe nëse doni të siguroheni që këpucët mos t’ju bien pas çdo hapi – por pa u ngjitur përgjithmonë – këtu janë disa truke të sigurta:
1. 'Jastëkë' për thembra dhe gjysmë sholle
Ideale për këpucët pak më të mëdha. Janë jastëkë prej xheli ose materiali të butë, që ngjiten në pjesën e pasme të këpucës dhe mbajnë këmbën të fiksuar në vend, pa rrëshqitje.
2. Gjysmë sholle të përparme
Nëse këpucët janë të hapura në pjesën e pasme (si slingback), përdorni një gjysmë sholle të përparme për të ndalur rrëshqitjen e këmbës përpara dhe për të lehtësuar presionin mbi shputë.
3. Sfungjer make-up
Merrni sfungjerat e grimit dhe pritini në forma të përshtatshme për pjesët e brendshme të këpucës. Mund të përdoren si jastëk për thembra, për gishta apo për anët, dhe ngjiten me shirit ngjitës.
4. Toptha pambuku në majë të këpucës
Nëse këpuca është pak më e madhe në pjesën e përparme, futni pak pambuk për ta bërë më të ngushtë dhe për ta fiksuar këmbën më mirë në vend.
Sepse edhe në tapetin e kuq… as Kylie Jenner nuk shpëton nga sikletet që na ndodhin të gjithëve!