Një nga momentet më të përfolura të Festivalit të Sanremos 2023 ishte padyshim puthja mes Rosa Chemical dhe Fedez, që ndodhi live në skenë dhe habiti gjithë publikun.
Por siç zbulon vetë Rosa Chemical në një intervistë për Vanity Fair, asgjë nuk ishte spontane. Përkundrazi, ishte një veprim i menduar mirë, i organizuar paraprakisht, me qëllimin për të çliruar skenën nga tabutë dhe për të krijuar një efekt të fortë mediatik.
“Ishte një akt skenik, një mënyrë për të thyer rregullat dhe për të çuar një mesazh lirie,” – shprehet ai.
Por surpriza më e madhe? Chiara Ferragni, bashkëshortja e Fedez dhe një nga prezantueset e festivalit, nuk ishte aspak në dijeni të këtij plani. Ajo mendonte se ishte një moment i çastit, një “çmenduri” live, por në të vërtetë gjithçka kishte qenë e organizuar pa e përfshirë atë.
Ky veprim shkaktoi jo vetëm tronditje në publik, por edhe probleme në marrëdhënien mes Ferragni-t dhe Fedez-it, të cilat më vonë u reflektuan në distancimin e tyre dhe në krizën e përfolur të çiftit.
Rosa Chemical shton:
“E dija që do të shkaktonte reagime. Por unë zgjodha artin dhe mesazhin që do të përcillja.”
Një puthje që kaloi kufijtë e spektaklit dhe la pas pasoja të mëdha, jo vetëm për publikun… por edhe për një nga çiftet më të famshëm italianë.