Kanë kaluar gati pesë vite nga intervista e fundit e Olta Gixharit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan dhe duket se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj. Sot ajo është nënë e dy djemve, por megjithatë gazetarët e vegjël kanë vënë re një ndryshim. Mungesa e Olta Gixharit në teatër.

Në studion e “Piter Pan”, Gixhari thotë se është larguar nga teatri me një shije shumë të keqe, për më tepër si arsye të mungesës së saj, ajo liston dhe impenjimin që ka si nënë për kujdesin e dy djemve të saj.

“Në fakt u bë pak kohë që unë nuk jam më në teatër. Kam disa vite që nuk kam luajtur më në teatër, sepse në fakt nga teatri kam ikur me një shije jo të mirë, me një shije shumë të keqe dhe kam dashur një kohë që ta kapërdij dhe ta procesoj në mendjen time dhe të gjithë këto me radhë.

Pastaj u bëra mami, karriera ime mori një ndryshim, një rrjedhë sepse jo të gjithë e kemi fatin që të përjetojmë në kohën e duhur, njerëzit e duhur që drejtojnë teatrin. Po flas për periudhën kur unë kam qenë pjesë e teatrit, por mendoj se çdo gjë do të behët më mirë dhe ka filluar që të bëhet më mirë”, tha Olta Gixhari.