Showbizi shqiptar është sërish në “alarm dashurie”! Protagonistët? Bukuroshja e ekranit Erjola Doçi dhe fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2”, Lumbardh Salihu.
Burime të sigurta për emisionin “Prive” bëjnë me dije se mes tyre është ndezur një shkëndijë që shkon përtej miqësisë, edhe pse të dy po e mbajnë “nën radar” këtë lidhje të mundshme. E gjitha kjo nisi nga një projekt filmik ku dyshen do t’i shihnim në rolet kryesore. Por, në një kthesë të papritur, Lumbardhi është tërhequr nga projekti për arsye financiare. Megjithatë, ajo që mbeti ishte afrimiteti që u krijua mes tyre gjatë përgatitjeve.
A do të kemi një konfirmim publik nga dyshja? Apo do të mbetet një histori që thuret nëpër rreshtat e mediave rozë?